Rreth Nesh

Shiroka në gjysmën e dytë të shekullit XX u zhvillua si resort buzëliqenor, duke qenë e përshtatshme me brigjet prej zallit përkundrejt baltovinës nëpër brigjet e tjera të liqenit. U çelën plazhe si dhe u hapën vende bujtjeje e restorante. Nje prej tyre dhe Bar Restorant Simoni, i cili ndodhet ne qendër të Shirokës,  mes cinarëve që datojnë prej më shumë se 80 vitesh, toka e së cilës është trashëguar brez pas brezi në familjen Simoni (Pupza). Gjate periudhes se diktaturës në Shqiperi, në zonën e restorantit ndodhej shtëpia e familjes e cila më pas u mor në pronësi nga shteti. Me ardhjen e demokracisë, toka u kthye sërish në emër të Simonëve. Prej atëher, nisën punimet për t’a bërë restorantin që është sot, ku nisi të ndiqej tradita nga pjestarët më të mëdhenj të familjes të cilët kishin eksperiencë me një lokal po në ate zonë që prej viteve 1930. Po ajo traditë, u sigurua dhe tek pjestarët më të rinj duke qëndruar kryesisht tek pjatat tradicionale dhe të vecanta të zonës si Tava e Krapit, shumëlloj peshqish të tymosur dhe putarga e tharë, recetë e cila është ruajtur me shumë kujdes nga trashëgimtarët.

Me 30 Prill të 1996 u bë hapja zyrtare e restorantit dhe atë ditë është shërbyer falas për të gjithë klientet. Klientela më pas filloi të ishte e rregullt , e shumë prej tyre janë pjesë e jona edhe sot.

Restoranti ka pasur rikonstruktime të vazhdueshme për t’a ruajtur në formën e tij më të mirë.

Nxitoni të shijoni specialitetet tona!

Na Gjeni në Shirokë,
Shkodër.